Loading…

KQZ’ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale 2021

  • 25/02/2022 | 09:46

KQZ’ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021, shkruan Gazeta Metro.


Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.

Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore.

Kjo dosje është e publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare të Fushatave Zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

Sqarim: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë