Për zgjedhjet e nesërme parlamentare flet Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër.
Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për televizionin tonë, theksoi se edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme,
KQZ ka arritur që me kohë t’i kryej të gjitha përgatitjet dhe të jetë gati për nesër. Ndjekim intervistën të cilën e zhvilloi kolegja Kujtesa Bajrami./gazetametro.net