Loading…

KQZ vendos për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve

  • 09/10/2019 | 16:29

KQZ vendos për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve, shkruan Gazeta Metro.


Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se pas vendosjes në karantinë të këtyre kutive dhe shqyrtimit të tyre ka kërkuar që të rinumërohen, duke mos cekur se për cilat vendvotime bëhet fjalë.

“Nuk janë të plotësuara formularët e kandidatëve, e në rastet tjera mungojnë formularët e kandidatëve”, ka thënë Ahmetaj, raporton KTV.

Ilir Gashi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, ka thënë se është një kategori tjetër ku votat janë përmirësuar. Ai ka pyetur se si janë përmirësuar ato dhe me çfarë të drejte. Sipas tij, edhe për këto vendvotime duhet të vijë rekomandimi për rinumërim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë