Loading…

KQZ vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

  • 17/06/2017 | 12:05

KQZ vendos për rinumërimin e 115 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 115 kutive të votimit në 115 vendvotime për arsye të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj tha se ka përfunduar rinumërimi i të gjitha kutive që është vendosur për rinumërim.

Ai para anëtarëve të KQZ-së ka paraqitur raportin preliminar ku janë dhënë arsyet e pavlefshmërisë së fletëvotimeve. Sipas tij nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme, 518 në total në 30 vendvotimet e rinumëruara është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Në 205 raste janë shënjuar më shumë se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënjojë subjektin politik, duke shënjuar vetëm kandidatët. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht në 62 raste.

Lexo edhe Publikohen rezultatet e kandidatëve për deputetë nga secila komunë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë