Loading…

KQZ u cakton partive limitin e shpenzimeve në fushatë

  • 15/05/2017 | 11:08

KQZ u cakton partive limitin e shpenzimeve në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme, në shumën prej 942, 573.5 euro.


KQZ në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar edhe regjistrimin e Partisë Kosovskih SRBA-PKS.

Miradije Mavriqi, nga ZRPP-ja, ka thënë se emri i kësaj partie nuk është emër ngacmues dhe është në përputhshmëri me rregullat.

Ndërkohë, anëtarët e KQZ-së e kanë mirëpritur regjistrimin e kësaj partie në përputhje me ligjet e Kosovës, por kanë propozuar që nëse ka gabime të jepet afat për përmirësim.

Me votën e anëtarëve të KQZ-së, PSK u regjistrua si parti, kryetari i së cilës është Aleksandar Jablanovic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë