Në mbledhjen e sontme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u vendos që ky institucion nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar për Metron anëtari i këtij institucioni, Arianit Elshani.
“KQZ vendosi, nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri”, tha ai.
Ai kishte folur edhe më herët dhe kishte thënë se KQZ nuk ka në mandat shtyrjen ose rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve, sipas tij, ky institucion, bënë vetëm organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit erdhën si pasojë e largimit të serbëve nga institucionet e Republikës Kosovës nga serbët atje.
Ditë më parë serbët kishin demoluar zyren e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dhe kishin vendosur një mjet shpërthyes pranë.
Mbrëmë në veri ka qëndruar Policia Kosovës, dhe si rezultat është qëlluar një zyrtarë policor./gazetametro.net
KQZ s’ka mandat të rekomandojë shtyrje të zgjedhjeve, sqaron Elshani i PDK’së