Loading…

KQZ nesër vendos për procesin e zgjedhjeve në Kosovë

  • 14/05/2017 | 18:38

KQZ nesër vendos për procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mbanë mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.


Përmes një komunikate për media, KQZ ka treguar edhe pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nesër nga ky komision. Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

Ja njoftimi i tyre i plotë:

Këto janë aktivitetet e parapara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

për ditën e hënë, 15 maj:

09:30 – MBLEDHJA E KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Rendi i ditës:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor;

3.     Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–         Shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike “Partija Kosovskih Srba – PKS”,

–         Shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.

4.     Të ndryshme;

– – – – – – – – – – – – – – –

–KONFERENCË E PËRBASHKËT PËR MEDIA E DREJTUESVE TË PESË INSTITUCIONEVE LIDHUR ME PËRGATITJET PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Në këtë konferencë marrin pjesë:

–          Znj. Valdete Daka – Kryetare e KQZ-së;

–          Z. Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit;

–          Z. Shpend Maxhuni – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës;

–          Znj. Gyltene Sylejmani – Kryesuese e PZAP-it; dhe

–          Z. Nehat Idrizi – Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë