Loading…

KQZ në këtë orë sot shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë

  • 20/11/2021 | 09:01

KQZ në këtë orë sot shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të shpall rezultatet përfundimtare sot në ora 11:00, shkruan Gazeta Metro. 


Lajmin për Metron e ka konfirmuar, zëdhënës i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, ka thënë Elezi për Metron.

KQZ sot procedon rezultatin përfundimtar vetëm për komunat që nuk kanë ndonjë ankesë në PZAP ose në institucionet tjera.

Me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë