Loading…

KQZ, mbledhje urgjente pas vendimit të PZAP-it për Bazajn

  • 22/11/2016 | 20:15

KQZ, mbledhje urgjente pas vendimit të PZAP-it për Bazajn

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

Pas këtij vendimi të PZAP-it, burime te lajmi.net mësojnë se KQZ-ja nesër do të mblidhet urgjentisht.

Në vendimi e PZAP thuhej se “Aprovohet si e bazuar apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ-së, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çështja i kthehet KQZ-së, në rishqyrtim dhe rivendosje”.

“Hedhet si e palejuar pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, në pjesën që i referohet lënies në fuqi të vendimit të KQZ-së, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej më tej në këtë vendim, shkruan lajmi.net.

Për këtë vendim të PZAP-së KQZ-ja mund të ankohet vetëm në Gjykatën Supreme.

Me këtë vendim, ligjërisht i bie që Bazaj duhet të vazhdojë të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, edhe pse ai i ka rënë pishmanit dhe tash po mbështetë Ramiz Lladrovcin për të parin e komunës./lajmi.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë