Loading…

KQZ ka një njoftim të rëndësishëm rreth votimit me kusht në zgjedhjet lokale

  • 15/10/2021 | 23:35

KQZ ka një njoftim të rëndësishëm rreth votimit me kusht në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror Zgjedhor ka sqaruar se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.

“Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”.

“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook.

Sonte përfundon fushata një mujore për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në vendin tonë. Heshtja zgjedhore hyn në fuqi sonte në mesnatë në orën 00:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë