Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka decertifikuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së) për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë, shkruan Gazeta Metro.
Në mbledhjen e sotshme KQZ ka certifikuar dhe decertifikuar kandidatët për zgjedhjet lokale në Kosovë.
KQZ në këtë mbledhje ka decertifikuar kandidatin e PDK’së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.
Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune. /gazetametro.net