Loading…

KQZ cakton ‘tavanin’: Kaq miliona mund të shpenzojnë partitë për zgjedhjet e qershorit

  • 05/05/2026 | 17:00

KQZ cakton ‘tavanin’: Kaq miliona mund të shpenzojnë partitë për zgjedhjet e qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi zyrtarisht limitin financiar për partitë që do të garojnë për ulëset e Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas vendimit të fundit, asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të shpenzojë më shumë se 2,092,202 euro gjatë garës elektorale.

Kjo shifër është përllogaritur duke u bazuar në parimin “një euro për një kokë votuesi”, nisur nga lista paraprake prej mbi 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Drejtuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, sqaroi se ky kufizim bazohet në rregulloren e re zgjedhore dhe të dhënat e fundit të listës së votuesve të prillit të këtij viti.

Gara në terren do të nisë më 28 maj dhe do të zgjasë deri më 7 qershor 2026./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë