Loading…

KPM ndalon transmetimin e filmave të DigitAlb në Kosovë

  • 09/12/2022 | 22:15

KPM ndalon transmetimin e filmave të DigitAlb në Kosovë

Komisioni Pavarur për Media -KPM ka disa ditë e ka cunguar transmetimin e rreth 80 për qind të platformës “DigitAlb” në Kosovë.


Kompanive të shpërndarjes në krejt Kosovën u është ndaluar transmetimi i filmave nga kjo platformë më arsyetimin se nuk posedojnë të drejtën e ritransmetimit të tyre.

Në KPM kanë thënë se bëhet fjalë për një ndalesë të përkohshme, por nuk kanë treguar se sa do të zgjasë.

“Ju njoftojmë se KPM ka pranuar një ankesë lidhur me të drejtat e ritransmetimit në territorin e Republikës së Kosovës, për disa filma të caktuar.

Pas shqyrtimit të ankesës, KPM ka gjetur se operatorët e shpërndarjes bartin në platformën e tyre filma për të cilët nuk posedojnë të drejtën e ritransmetimit në territorin e Republikës së Kosovës. Prandaj operatorët janë udhëzuar që të sjellin në KPM marrëveshjet lidhur me të drejtat e ritransmetimit të filmave.  Deri në sigurimin e marrëveshjeve në fjalë, operatorët duhet të veprojnë në pajtim me Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës së KPM-së,  duke larguar nga platforma filmat pa të drejtë ritransmetimi. Pra KPM nuk ka ndaluar platformën DigitAlb, sepse ajo vazhdon të transmetohet, por filmat për të cilët nuk janë siguruar të drejtat e ritransmetimit siç u sqarua më lartë”, ka thënë për Periskopin, Arsim Dreshaj Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie me Publikun në KPM.

DigitAlb është platformë digjitale tokësore dhe satelitore shqiptare e cila që mbi 15 vite është prezentë edhe në Kosovë në bashkëpunim thuajse më të gjithë operatorët shpërndarës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë