Loading…

KPK’ja zgjedh kryeprokurorët e rinj

  • 21/12/2016 | 12:33

KPK’ja zgjedh kryeprokurorët e rinj

Këshillli Prokurorial i Kosovës zgjodhi sot shtatë kryeprokurorë të prokurorive të vendit.


Kryeprokurorët e shtatë prokurorive themelore të Kosovës u zgjodhën sot anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Votimi nisi me kandidatët për kryeprokuror të Pejës të cilën do ta drejtojë Agim Kurmehaj që mori votat për të shtatë anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Dy anëtarë të KPK-së votuan kundër zgjedhjes së Kurmehajt. Ai ishte ranguar më së larti nga kandidatët për këtë prokurori.

Sipas procesit zgjedhor, nëse kandidati më i ranguar i merr votat e mjaftueshme nga anëtarët e KPK-së, ai zgjidhet kryeprokuror pa pasur nevojë të votohet për kandidatët e ranguar pas tij në listë.

KPK-ja zgjodhi edhe kryeprokurorin e Gjilanit, ku kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Jetish Maloku. Maloku mori votat për të tetë anëtarëve të KPK-së, ndërsa njëri prej tyre votoi kundër.

Nga sot kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren është Admir Shala që ishte kandidati më i ranguar për këtë pozitë. Shala mori votat për të 5 anëtarëve të KPK-së, ndërsa katër prej tyre votuan kundër.

Pas Shalës, ishte ranguar Sylë Hoxha, drejtuesi aktual i Prokurorisë Themelore në Prizren, i cili e humbi garën.

Në Prishtinë kryeprokuror u zgjodh Imer Beka, kryeprokurori aktual. Ai mori votat pro të gjashtë anëtarëve të KPK-së, dy votuan kundër, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Beka ishte kandidati i dytë nuk ia doli të zgjidhej, pasi mori votat kundër të 7 anëtrëve të KPK-së. Gashi mori vetëm dy vota për.

Shukri Jashari është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pasi ka marrë gjashtë vota për dhe dy kundër. Ndërsa në Gjakovë kryeprokuror do të jetë Ali Selimaj. Selimaj mori besimin e shtatë anëtarëve të KPK-së, përderisa dy votuan kundër zgjedhjes së tij.

Selimaj ishte kandidati i dytë i ranguar, ndërsa e para në listë ishte Shpresa Bakija, por ajo nuk e mori besimin e KPK-së, pasi kundër kandidaturës së saj votuan tetë anëtarë të Këshillit Prokurorial, teksa ajo mori vetëm një votë për, raporton KALLXO.com

Bakija ishte suspenduar nga detyra e kryeprokurores në Gjakovë, pasi u gjykua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe cenim të fshehtësisë së korrespondencës, por u lirua nga gjykata dhe u kthye në punë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë