Loading…

Kovaçevski: ‘Lojëra’ të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit

  • 07/07/2022 | 14:43

Kovaçevski: ‘Lojëra’ të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit

Kryeministri i vendi Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me  ngjarjet e djeshme dhe incidentit që ndodhi, shkruan Alsat.


Ai ka thënë se i dënon ashpër ngjarjet e djeshme, ku siç tha ai, për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët.

Kovaçevski ka thënë se asnjë revoltë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve të zjarrit nga civilët, gjuajtjet me gurë, dëmtimin e pronave të qeverisë, cenimin e jetës.

“Urrejtja dhe dhuna nuk ishin zgjidhja dhe nuk do të jenë kurrë zgjidhje për asgjë. Nga zhvillimet e fundit, sjellja huligane në rrugë ka vetëm një humbës, e ai është Republika e Maqedonisë së Veriut. U bëj thirrje aktorëve politikë që të mos i përfshijnë qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme. Skenarët e tillë tashmë janë të njohur për të gjithë ne. Dje pamë një shembull të tmerrshëm politikanësh që kishin një tendencë të pakapërcyeshme për të luajtur rolin e viktimës, për shkak të dëshirës së madhe për pushtet. “Lojëra” të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që fshihen pas popullit. Një ditë i inkurajojnë në radikalizëm, ditën tjetër tërhiqen dhe distancohen nga qytetarët që më parë i manipuluan. Dua t’u them atyre – skenat e përgjakshme në legjislaturë, në rrugët anembanë vendit, janë një epokë e kaluar që është pas nesh dhe në të cilën nuk do të lejoj kurrë të kthehemi”, ka shkruar ai.

“Në asnjë moment si Qeveri nuk e kemi vënë në dyshim identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Është detyrë e jona të ruajmë dinjitetin e qytetarëve dhe këtë po e bëjmë. Ne jemi një qeveri evropiane dhe mbrojmë vlerat evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Kovaçevski./ Alsat.mk

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë