Loading…

Kosumovic fiton çmim në Zvicër

  • 20/11/2016 | 18:19

Kosumovic fiton çmim në Zvicër

Çmimeve të aktores nga Kosova May-Linda Kosumovic i është shtuar edhe një tjetër. Kësaj radhe, ajo është zgjedhur aktorja më e mirë e edicionit të radhës të Festivalit “SWIKOS”, i cili prezanton filmin shqiptar dhe mbahet në Bazel të Zvicrës.

Me filmin “1 euro”, me regji të Durim Ilazit, aktorja May-Linda Kosumovic morri çmimin e aktores më të mirë, çmim ky që u nda mbrëmë në ceremoninë përmbyllëse të festivalit “SWIKOS”, nga juria në përbërje të Eshref Durmishit, Michael Flume dhe Tom Gerber. Aktorja u shpreh mjaft e lumtur për këtë arritje, pasi përgjatë dy viteve ajo mblodhi gjithsej katër trofe.

“Ky është çmimi i parë që marr me film, u gëzova shumë kur mora lajmin, pasi që nuk munda të jem e pranishme në festival. Më vjen mirë që puna ime u vlerësua”, tha për KultPlus Kosumovic.

Së fundmi, Kosumovic fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqjen “Një burrë mes dy grash”.

Së fundmi, May-Linda Kosumovic fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqjen “Një burrë mes dy grash”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë