Loading…

Kossev: Refuzohet propozimi për caktimin e paraburgimit të gjashtë serbëve nga Zubin Potoku

  • 30/05/2019 | 08:22

Kossev: Refuzohet propozimi për caktimin e paraburgimit të gjashtë serbëve nga Zubin Potoku

Propozimi i Prokurorisë themelore në veri të Mitrovicës për caktimin e paraburgimit për gjashtë serbët të cilat janë arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, është hedhur poshte si i pabazuar dhe ata do të mbrohen në liri, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimit të mbrëmshëm të portalit Kossev, gjashtë të marrurit në pyetje kanë pasur lëndime të dukshme në fytyrë dhe kanë mohuar të kenë kryer vepër penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Ata kanë akuzuar njësitë speciale të Policisë së Kosovës për “përdorim të tepërt të forcës”, duke thënë se “i kanë rrahur deri sa kanë qenë të lidhur”, shkruan Kossev.

Prokuroria speciale në Mitrovicë i kishte propozuar dje Gjykatës themelore në Mitrovicë masën e caktimit të paraburgimit për gjashtë serbë, P.M, D.D, T.M, M.M, I.M dhe M.O, të cilët dyshohen se kanë bërë vepër penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në propozimin për caktimin e paraburgimit është thënë se personat e dyshuar rreth orës 9 me përdorimin e forcës fizikë, në fshaton Varagë, kanë pamundësuar lëvizjen e automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës.

Ata kanë thënë se policia e ka arrestuar në oborrin e shtëpisë, 150 deri 200 metra nga rruga magjistrale e pastaj se të “të lidhur i kanë rrahur”. Në mesin e tyre është arrestuar edhe pjesëtari i UNMIK-ut lokal, D.D., i cili ka thënë se ka qenë në kryerje të detyrave ditore dhe se “në tri gjuhë u ka thënë pjesëtarëve të policisë se është anëtar i OKB-së dhe e ka treguar legjimiacionin”, transmeton Kossev./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë