Loading…

Kosovës i përsëriten kushtet për liberalizimin

  • 13/12/2016 | 13:49

Kosovës i përsëriten kushtet për liberalizimin

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar në Bruksel në Këshillin e çështjeve të përgjithshme, ku procesi i zgjerimit është tema kryesore.

Në këtë takim pritet që gjatë ditës të miratohen konkluzionet për zgjerimin me të cilat do të ri-përsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për këtë proces, transmeton REL. Pritjet janë që të konfirmohet edhe njëherë që zgjerimi ka një rëndësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe të përsëritet se në këtë proces, BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të.

Në pjesën e konkluzioneve për Kosovën pritet të mirëpritet edhe njëherë hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit e cila krijon një kornizë kontraktuale brenda së cilës Kosova dhe BE-ja do të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe të vlerësojnë zhvillimet në raportet mes tyre.

Këshilli i BE-së, sipas draftit të konkluzave të cilat pritet të miratohen sot “mirëpret progresin domethënës në përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave, që kishte quar deri te propozimi i Komisionit në maj të vitit 2016, për të transferuar Kosovën në listën e zonës së Schengenit, përkatësisht lëvizjes së lirë, pa viza.

Më tej thuhet se “Këshilli do të vendosë për heqjen e obligimit për vizat Schengen, sapo Kosova të përmbushë dy kërkesat e mbetura; ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi dhe vazhdimin e forcimit të dëshmive për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli shpreh po ashtu shqetësimin për vazhdimin e krizës politike në Kosovë dhe incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016.

“U bëhet ftesë të gjitha partive politike dhe akterëve lokal që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe të ri-angazhohen në dialog konstruktiv, në Kuvend si forumin kryesor për debat politik” thuhet më tej në draftin e konkluzioneve.

Nga Kosova kërkohet që të shënojë përparim në zbatimin e MSA-së, në sundimin e rendit dhe ligjit dhe zhvillimin shoqërorë dhe politik të saj.

Ndërkohë, u përsëriten edhe thirrjet si Kosovës ashtu edhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. Aty ritheksohet se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet dyja vendeve do të jetë kushti për përparimin e tyre në rrugën integruese evropiane.

Këshilli kërkon bashkëpunimin nga ana e Kosovës me Gjykatën Speciale.

“Këshilli mirëpret faktin se Kosova i ka përmbushur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës speciale të prokurorisë për hetimin e dyshimeve për krime ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Të gjitha autoritetet e Kosovës duhet të kreyjnë obligimet ndaj kërkesave të tyre për asistencë” thuhet në konkluzionet e Këshillit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë