Loading…

Kosovës i mungon kritika muzikore në sferën mediale

  • 24/05/2017 | 17:44

Kosovës i mungon kritika muzikore në sferën mediale

Kritika muzikore në sferën mediale ishte tema që u diskutua në debatin e mbajtur sot në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar ”ReMusica 2017”.

Nestor Kraja, përfaqësues i revistës së kritikës muzikore “ObusAlb” tha se ajo që quhet sot kritikë është kryesisht trajtim i një aktiviteti bazuar në shijet apo edhe marrëdhëniet personale të autorit me subjektin për të cilin shkruhet.

“Sot ka humbur mjaft nga kuptimi i vërtet i etikës profesioniste pasi së pari në përgjithësi ajo bëhet nga jo profesionalistët, së dyti bazohet në shijen dhe preferencat e gazetarëve,së treti nuk bëhet asnjë lloj analize dhe nuk sqarohet asnjë rrugëdalje. Edhe kur muzikantë të ndryshëm marrin përsipër të shkruajnë për një aktivitet apo një koleg, shkrimet përmbajnë të gjitha fjalë të bukura por asnjëherë argumente dhe kritika konkrete”, tha Kraja.

Sipas themelueses së KultPlus, Ardiana Pajazitit, hapësira që i ofrohet kulturës në mediet në Kosovë nuk është e madhe në krahasim me fushat e tjera, shkruan KultPlus

“Unë kur e kam themelar KultPlusin, tash bëhen katër vjet, qëllimi im ka qenë për me promovu atë që ndodhë në Kosovë, Shqipëri edhe më gjerë, por kritikën gazetarëve nuk ua kemi leju për vetë faktin se nuk janë shkollu për profesion të kritikës edhe duhesh me prezantu vetëm atë që e sheh. .Megjithatë nuk është e kufizuar pasi kemi pjesën e opinioneve,dhe jemi të hapur për të gjithë kritikët që mendojnë se janë të thirrur për këtë punë”, pohon Pajaziti.

Mosprofilizimi i gazetarëve për përcjelljen e ngjarjeve kulturore si dhe mungesa e përgatitjes profesionale për fushat në të cilat shkruajnë u pa si një problem që po ndikon në mosshkrimin e kritikave të mirëfillta kulturore. Madje, sipas Dardan Selimajt, kritika muzikore është një ndër kritikat më komplekset në krahasim me fushat e tjera.
“Një gazetarit të kulturës në Kosovë mund t`i bie që brenda ditës të përcjellë dy ose tri ngjarje kulture të fushave të ndryshme edhe koha për me përpilu artikullin për me plasu në gazetë mundet me qenë pak më gjatë ndërsa në portal ekziston ajo lufta që artikulli me u plasu sa më shpejt që është e mundshme dhe kjo natyrisht që e privon gazetarin nga trajtimi i problematikave tjera shtesë”, tha Selimaj nga Kohavision.

Përveç mungesës së një kritike të mirëfilltë në Kosovë, gazetarja e Kohës Ditore Elvira Berisha, e sheh si një problem edhe mungesën e gatishmërisë për të ndryshuar gjendja aktuale sa i përket kritikës muzikore dhe kulturore në përgjithësi.

Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” është hapur mbrëmë me Korin e Flarmonisë së Kulturës dhe do të zgjatë për pesë ditë radhazi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë