Kosovës i duhet një qeveri që kujdeset për të varfërit e të papunët, e jo një qeveri që deputetëve ua rritë meditjet. Kështu ka thënë sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Ai ka reaguar pas lajmit se deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’u rritet mëditja për dyfish. Qeverinë aktuale ai e ka quajtur si qeveri të pakicës së pasur.
“Qeveria Mustafa – Veseli është qeveri e pakicës së pasur, që deputetëve ua rritë meditjet kurse veteranëve ua zvogëlon pensionet. Por, Kosovës i duhet qeveri që kujdeset për të varfërit e të papunët”, ka thënë Molliqaj.