Loading…

Kosovarja e mahnit jurinë e ‘The Voice of Finland’, ngritën në këmbë për ta duartrokitur

  • 29/01/2022 | 08:14

Kosovarja e mahnit jurinë e ‘The Voice of Finland’,  ngritën në këmbë për ta duartrokitur

Argjenda Aliu, 16 vjeçare, është bërë pjesë e “The Voice of Finland”, shkruan Gazeta Metro.


Ajo interpretoi mahnitshëm këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson. Juria në fund është ngritur në këmbë duke duartrokitur këtë këngëtare të re.

Së bashku me skenën, ajo arriti edhe të kaplonte zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin furishëm në transmetimin e sotshëm në “The Voice of Finland”.

Mësuesja e saj, Teuta Kurti, ka thënë se është e lumtur me këtë sukses.

“E lumtur e lumtur e lumtur  Argjenda bëre që të kthehen të gjithë pjestarët e jurisë, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Të dua“, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë