Loading…

Kosovari vrau çiftin anglez pasi kujtonte se ishin milionerë

  • 08/02/2017 | 08:20

Kosovari vrau çiftin anglez pasi kujtonte se ishin milionerë
Një azilant shqiptar i cili ishte përfshirë në borxhe të mëdha në bixhoz ka vrarë një çift të vjetër për të cilët besonte se ishin milionerë, është thënë dje në një Gjykatë, shkruan BBC.

 Ali Qazimaj kishte targetuar çiftin Peter dhe Sylvia Stuart pasi mendonte se ata kishin qasje në shumë të mëdha të parave.

Ai ishte arratisur jashtë vendit pasi kishte shfrytëzuar kartelën e bankës të Peter për të marrë para të gatshme, u tha gjatë seancës gjyqësore.

Trupi i Peter ishte gjetur disa oborre larg shtëpisë së izoluar të çiftit në Weybread, në lindje të Britanisë së Madhe.

Ndërkaq trupi i bashkëshortes së tij nuk ishte gjetur kurrë, megjithëse siç u tha, përsekutimi i saj mund të ishte i jashtëzakonshëm nëse ai thjeshtë e ka zhdukur atë pa asnjë gjurmë.

Qazimaj ishte arrestuar në një hostel të azilantëve në Luksemburg pasi Peter ishte gjetur i vdekur dhe me shenja të dhunës ndërkaq bashkëshortja e tij ishte zhdukur.

Ali kishte arritur në Essexx të Anglisë në vitin 1999 ndërkohë që Kosovën e kishte lënë dy muaj para se të arrinte atje.

_89890555_policecars

Në Gjykatë u tha se ai shpeshherë ishte paraqitur me emër tjetër sidomos në raport me njerëzit me të cilët luante bixhoz.

Trupi i Peter Stuart u gjet i pajetë në pyll, rreth 15 metra lart shtëpisë së tij në Weybread, të Suffolk, më 3 Qershor të vitit 2016.

3cebd3b600000578-4199304-ali_qazimaj_43_was_extradited_from_luxembourg_to_the_uk_to_face_-m-1_1486492458782

I akuzuari e mohon të ketë vrarë çiftin Stuart. Gjykimi do të vazhdoj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë