Një i ri nga Kosova voziti 145 km/h në rrugën mes Benken dhe Uznach, ku lejohet vetëm 80km/h, shkruan zsz.ch. Kjo shkelje e qarkullimit rrugor futet te lëndët penale pasi kishte vozitur mbi 60 km/h nga normat e lejuara.
“22 vjeçari shqiptar, shpresonte që Gjykata e See-Gaster do tregonte mëshirë për të,” përcjell botasot.info. “Edhe pse ai pranoi shkeljen e normës së qarkullimit ligjor dhe deklaroi se mendonte se voziste 120km/h për të arritur më parë te vëllai i tij që festonte 18 vjetorin, kjo nuk zmbrapsi trupin gjykues për ta dënuar me 12 muaj heqje lirie.”
Vozitja kishte ndodhur në 4 qershor 2016, ku Prokuroria kërkoi 15 muaj burg për 22 vjeçarin; ndërsa i vetmi ngushëllim i tij mbeti ulja e dënimit në 12 muaj nga gjykatësi.
“Ai është “raser” dhe ka vozitur tej normave me vetëdije,” tha gjykatësi që krahas dënimit prej një viti e gjobiti edhe me 500 franga.
Mbetet e hapur nëse ky dënim do ndikojë në natyralizimin e 22 vjeçarit, që priteshte të ndodhë në çdo moment.