Loading…

Kosovari vdes në mënyrë tragjike në vend të punës

  • 27/03/2019 | 09:34

Kosovari vdes në mënyrë tragjike në vend të punës

Një person nga Kosova, 59 vjeç ka vdekur pasi pësoi një aksident fatal në punë të hënën në Itali, transmeton Gazeta Metro.


Viktima po punonte brenda një kantieri detar në Ortona kur u shtyp nga një kontejner i hekurt, gjë që i shkaktoi menjëherë vdekjen.

Mediat italiane kanë raportuar se 59-vjeçari me iniciale R.M ishte me origjinë nga Dragashi.

Ai kishte vite që qëndronte në shtetin fqinj me dokumentacion të rregullt.

Autoritetet italiane i kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe për të gjetur arsyen që e shkaktoi këtë aksident tragjik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]metro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë