Loading…

Kosovari niset për në bregdetin e Sarandës, vdes në autobus

  • 21/04/2018 | 18:28

Kosovari niset për në bregdetin e Sarandës, vdes në autobus

Një udhëtar nga Prishtina ndërroi jetë paraditen e djeshme në Fan të Mirditës, ndërsa po udhëtonte në një autobus me cak Sarandën.

I ndjeri është shtetas 56 vjeçar me inicialet N.F., nga Prishtina. Ai ishte nisur për në qytetin bregdetar për të shijuar rrezet e fundjavës por pa mundur të mbërrijë në destinacion.

Duke udhëtuar me autobusin e linjës së një kompanie kosovare nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një sulmi në zemër, raportojnë mediat shqiptare.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë