Loading…

Kosovari humb jetën në QKUK, 8 ditë pas aksidentit

  • 03/10/2018 | 10:40

Kosovari humb jetën në QKUK, 8 ditë pas aksidentit

Një burrë kishte pësuar aksident para 8 ditësh në rrugën e Zagrebit në kryeqytet, mirëpo ka humbur jetën mbrëmë në QKUK.

Policia bën të ditur se personi në fjalë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident, shkruan gazetametro.net.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 02.10.2018 viktima mashkull K/Shqiptar, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se pacienti ishte në gjendje kome tërë këto ditë dhe po luftonte me jetën.

Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për  obduksion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë