Jo rrallë herë është raportuar për shitje të produkteve me afat të skaduar, por jo shpesh ka ndodhur që të raportohet për qytetarë të cilët kanë pasur probleme me shëndetin nga po këto produkte.
Në gjendje të keqe shëndetësore është një qytetar, banor i Kamenicës. Kjo sepse ai është helmuar pas konsumimit të një çaji me afat të skaduar.
Një lexues i “Indeksonline”, ka treguar për redaksinë se rasti ka ndodhur mbëmë dhe se personi i moshuar është duke u trajtuar në spital.
Produkti është blerë në një super-market në Kamenicë, ku data e prodhimit të çajit ka qenë në vitin 2012, kurse ajo e skadimit më 2014