Loading…

Kosovari e gënjeu zviceranin se është homoseksual dhe ia mori 100 mijë franga

  • 08/05/2017 | 09:54

Kosovari e gënjeu zviceranin se është homoseksual dhe ia mori 100 mijë franga

Një zviceran 42-vjeçar nuk ka humbur vetëm dashurinë e zemrës së tij, por ka humbur edhe 100 mijë franga nga një 25-vjeçar shqiptar, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.


Në jetë ka tregime të jashtëzakonshme. E tillë është edhe historia e Besmirit dhe Jurg (emra të ndryshuar), që përfundoi në gjykatë.

Kjo histori kishte filluar më 2012. 42-vjeçari Jurg, të cilit i pëlqejnë shumë gjuhët e huaj, ishte takuar me 25-vjeçarin Besmirin. Ata flasin anglisht dhe shqip.

Kur Besmiri erdhi në vizitë në Zvicër, Jurg e lejoi atë të qëndrojë me të, përcjell albinfo.ch.

Pas tre javës, shqiptari ishte kthyer në shtëpi. Ata më pas kishin rënë në dashuri. Në katër vitet e ardhshme, 25-vjeçari e vizitoi tri herë Zvicrën. “Ne ledhatoheshim, por nuk kemi bërë seks”, ka thënë zvicerani.

Por, ata kishin filluar të flisnin për këtë. Besmiri kishte thënë se dëshirojnë të bëjnë dashuri në një mal me kartëmonedha për herë të parë në jetën e tij. Jurg në fillim hezitoi, por u pajtua, pasi ishte verbërisht i dashuruar.

Një të shtunën në mesin e marsit të vitit 2016, mori 100 mijë franga në trezorin e kompanisë ku punonte, ku ai është menaxher. Ai ia kishte dhënë Besmirit, që të përgatiste shtratin, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, dëshira e Besmirit për seks kishte përfunduar. Ai mori 100 mijë franga dhe me veturën e Jurg u zhduk!

Zvicerani ishte i shokuar dhe dëshpëruar, pasi i besoi një personi të gabuar duke i dhënë 100 mijë franga. Vetura e tij ishte gjendur në Gjermani. Më pas policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij, duke e kapur më 1 nëntor në Dortmund. Nga 100 mijë franga, jo shumë kishin mbetur. Jo sepse ai kishte jetuar një jetë luksi në hotele, por i kishte lënë në kazino.

Në janar, Besmiri ishte transferuar në Zvicër. Dënimi i tij prej 18 muajsh me kusht për mashtrim dhe vjedhje të një veturë për më shumë se tre muaj është pranuar nga Besmiri dhe kjo e ka shkruar procedurën dhe tashmë kërkohet dënim për vjedhjen e 100 mijë frangave.

Në procesin gjyqësor mori pjesë edhe Jurg, i cili dëshironte që të ishte pjesë e procesit, dhe policët po e largonin dhe Jurg e shikonte atë, papritur u dëgjua një zë: “E kam dashur atë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë