Loading…

Kosovarët vërtetë i duan amerikanët dhe gjithçka është amerikane

  • 23/03/2017 | 20:05

Kosovarët vërtetë i duan amerikanët dhe gjithçka është amerikane

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve ka thënë në fjalimin e tij në Kongres se SHBA’të duhet ta përkrahin Kosovën në bërjen e ushtrisë dhe se një qëndrim i kundërt është absurd.

”ShBA-ja ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ne sot, me të drejtë, jemi përkrahësi kryesor i saj”, deklaroi Engel.

Ai tha se nisma e Thaçit e bën ushtrinë pikërisht çfarë e do edhe Amerika për Kosovën.

Ndryshe, kongresmeni amerikan ka thënë se sa herë që viziton Kosovën sheh që vendi ka ndryshuar, duke shtuar se ku do që shkon nuk do të ndihet më mirë se në Kosovë.

“Megjithatë, unë e kam vizituar këtë vend shumë herë dhe sa herë që shkoj atje, shoh përparime dhe e di se ky vend ka një të ardhme të ndritshme. Shpesh e kam thënë se si një amerikan unë mund të shkoj kudo nëpër botë, por kurrë nuk do të pranohem me më shumë kënaqësi, dashuri dhe miqësi sesa në Kosovë. Njerëzit atje, vërtetë i duan amerikanët dhe gjithçka është amerikane”, ka thënë Engel.

Ai ka thënë se  mënyra më e mirë që të ndihmohet Kosova është përmes përkrahjes së fuqishme të vazhdueshme, njëjtë siç ka bërë Shtetet e Bashkuara tashmë vite me radhë.

Engel ka folur edhe rreth korrupsionit në Kosovë. Ai ka thënë se korrupsioni duhet të goditet në Kosovë reformat në drejtësi po përparojnë shumë ngadalë, dhe të dhënat zyrtare të papunësisë thonë se kjo shifër është mbi 30 për qind. Prandaj, duhet shumë punë për t’u bërë”. Por, ai ka thënë se  “Kjo nuk nënkupton që Kosova është një vend perfekt. As ne nuk jemi vend perfekt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë