Loading…

Kosovarët udhëtojnë më shumë me aeroplan se me tren

  • 31/01/2017 | 15:58

Kosovarët udhëtojnë më shumë me aeroplan se me tren

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me tren kanë udhëtuar 64 mijë qytetarë ndërsa me aeroplan rreth 400 mijë kosovarë  


Ndryshe nga qytetarët tjerë të vendeve evropiane, qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë tetë herë më shumë aeroplanin si mjet udhëtimi se sa trenin. Sipas Agjencisë së  Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me tren kanë udhëtuar 64 mijë qytetarë ndërsa me aeroplan rreth 400 mijë.

Këto statistika ASK i publikoi në raportin e rregull të saj lidhur me : “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt të vitit 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin.

Sipas ASK-së, Kosova ka gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 kilometra binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, në të qarkullojnë 8 lokomotiva disel , të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.8 për qind. Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 15.80 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Numri i fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2016, sipas ASK-së, ishte 1564, ose 12.7 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ku ka një rritje për 18.6 për qind”, thuhet në Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për 2016 publikuar sot nga ASK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë