Loading…

Kosovarët tallen me ajrin e ndotur: Vendosin mish në ballkon për ‘ta terur’

  • 12/01/2020 | 21:42

Kosovarët tallen me ajrin e ndotur: Vendosin mish në ballkon për ‘ta terur’

Tashmë dihet se shumicën e ditëve gjatë stinës së dimrit në Kosovë ajri është shumë i ndotur, sidomos në Prishtinë, Obiliq e Fushë-Kosovë. Në këtë të fundit po tallen, duke vendosur mishin në ballkon për ta përpunuar, shkruan Gazeta Metro.


Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale, thuhet se është bërë në ballkonin e një banese në Fushë-Kosovë.

“Tymi i Obiliqit mjafton për me terë këtë mish në Fushë Kosovë”, shkruan përkrah fotos.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë është raportuar për vlera të ajrit shumë të ndotura, ku vendi është krahasuar edhe me shtetet me ajrin më të pashendetshëm, siç është India./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë