Loading…

Kosovarët shpenzuan 20 milionë euro për viza vetëm për një vit

  • 26/12/2016 | 17:04

Kosovarët shpenzuan 20 milionë euro për viza vetëm për një vit

Rreth 20 milionë euro është shuma që kosovarët kanë shpenzuar për viza vetëm për vitin 2016. Këto të dhëna janë dhënë sot gjatë një konference nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, e cila këto hargjime i ka cilësuar si sfidë e vitit 2016.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, përpos shpenzimeve për viza përmendi edhe sfidat tjera që i ka pasur vendi ynë.

Dëmtim i imazhit të vendit sipas Shahinit ishin edhe bisedimet Kosovë- Serbi dhe efekte e tyre në ekonomi ishin jo në favor të Kosovës. Ato ndërtuan mure në veri, kanë rritur eksportin e Serbisë në Kosovë dhe sipas vlerësimeve tonë ky vit përmbyllet me 400 milionë euro të eksporteve të Serbisë drejt Kosovës.

“Sfidë mbetet Asociacioni i Komunave Serbe që po e dëmton imazhin e vendit dhe po e shkatërron tërë ekonominë për shkak të frikësimit të investitorëve. Integrimi dhe njohjet e Kosovës kanë stagnuar për vitin 2016 dhe ishte e zbehtë dhe si rezultat i saj ka pasur shumë pak njohje të shtetit e pak lëvizje ndërkombëtare. MSA nuk arriti të rritë eksportin e prodhimeve vendore drejt BE-së, por mbetet që në të ardhmen të jetë një mundësi e mirë”, tha Shahini, transmeton gazetametro.net.

Për Shahinin sfidë mbetet edhe rritja ekonomike e proklamuar nga qeveria, e cila i ka shkurtuar rreth 40% investimet e huja në vitin 2015/2016.

“Po ashtu kishin proklamuar se është rritur punësimi, e i cili ishte dukshëm më i vogël se sa ai i pritjes dhe premtimeve që ishte 33.9 për qind vitin ee shkuar e tash kinse ësstë 26.6% e të cilat nuk janë të sakta, kur dihet se sivjet invetsimet e huaja kanë pasur rënie”, citohet të ketë thënë Shahini.

Ai shtoi se informaliteti mbete sfidë e i cili u rrit mbi 35% nga ai 33% sa ishte në vitin 2015.

Shahini tutje tregoi se prodhimi vendor nuk arriti të zëvendësoj importin ai u rrit edhe në vitin 2016. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % – 12% të eksportit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë