Loading…

Kosovarët po e çojnë virusin edhe në Austri, statistikat e fundit prej atje

  • 31/08/2021 | 15:06

Kosovarët po e çojnë virusin edhe në Austri, statistikat e fundit prej atje

Më shumë se dy të tretat e të kthyerve nga Ballkani Perëndimor janë pozitivë me koronavirus, njoftoi Agjencia austriake e shëndetësisë dhe sigurisë në ushqim (AGES).


Numri më i madh i rasteve janë “të importuara” nga Maqedonia e Veriut, 866, ndërsa në krahasim me situatën e dy javëve më parë, përbën rritje prej 477.

Siç raporton mediumi austriak heute.at nga Kosova ka gjithashtu numër të rritur të rasteve të “importuara” – nga 253 në 799, pasuar nga Turqia me 662 raste, Kroacia kryeson listën e vendeve të origjinës me 683 raste.

Në javën e 31 -të kalendarike, në Austri janë regjistruar 5.888 infektuar me koronavirus në Austri, ndërsa në javën e 32 -të, tashmë kishte 8.113, nga të cilët rreth 40 për qind ishin të kthyer nga pushimet, përcjell albinfo.ch.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë