Loading…

Kosovarët përsëri në tren për në Bllacë: Këtë herë për ta kujtuar ekzodin e 99’ës

  • 10/04/2019 | 12:30

Kosovarët përsëri në tren për në Bllacë: Këtë herë për ta kujtuar ekzodin e 99’ës

Sot bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb mbi shqiptarët “Bllaca ’99”, në fshatin me të njëjtin emër të komunës së Hanit të Elezit, transmeton Gazeta Metro.


E për këtë dhjetëra qytetarë dhe pëfaqësues të institucioneve të Kosovës janë nisur për në Bllacë.

Shkuarja për në këtë fshat është organizuar me tren. Si në luftë, për të kujtuar eksodin e kosovarëve të vitit 1999.

Udhëtimi me tren dhe ceremonia e vënies së gurthemelit të muzeut është organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Në kujtim të eksodit të ‘99-ës dhe të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca ’99”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kryeministrit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë