Loading…

Kosovarët nisen për deti pas Bajramit: Mbi 22 mijë persona kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri

  • 12/08/2019 | 12:31

Kosovarët nisen për deti pas Bajramit: Mbi 22 mijë persona kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri

Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje të pushuesve nga Kosova.

Prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në territorin shqiptar 22145 shtetas me 4058 mjete.

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.

Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.

Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës .

Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë