Loading…

Kosovarët në vendin e pestë në listën e të huajve në Zvicër

  • 02/09/2018 | 14:10

Kosovarët në vendin e pestë në listën e të huajve në Zvicër

Banorët e huaj tani përfaqësojnë më shumë se një të katërtën e popullsisë në Zvicër, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave.


Megjithëkëtë, numri i emigrantëve të rinj po bie, shkruan “The Local”.

Deri në fund të vitit 2017 kishte 2.13 milionë shtetas të huaj në Zvicër nga 8.48 sa jetojnë në përgjithësi, duke përbërë 25.1 për qind të të gjithë banorëve, përcjell albinfo.

Shumica e banorëve të huaj janë evropianë, me italianët që përbëjnë grupin më të madh të ndjekur nga gjermanët dhe portugezët e francezët.

Në vendin e pestë ndodhen shqiptarët e Kosovës me 5.2 % të të huajve në Zvicër. Shqiptarët ndiqen nga spanjollët, turqit dhe serbët.

Më shumë se gjysma e banorëve të huaj kanë lindur në Zvicër ose kanë jetuar të paktën dhjetë vjet.

Ndërkohë të sapoardhurit janë në rënie në Zvicër. Rreth 171,000 të huaj u zhvendosën në Zvicër vitin e kaluar, rreth 20,000 më pak se në vitin 2016. Afër 45,000 njerëz u bënë shtetas të Zvicrës gjatë vitit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë