Loading…

Kosovarët ende në bllokadë në kufirin Kroaci-Serbi

  • 25/12/2016 | 11:08

Kosovarët ende në bllokadë në kufirin Kroaci-Serbi

Në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi Lipovac-Batrovci prej disa orësh mbretëron një tollovi e vërtetë. Shumë shqiptarë, qytetarë të Kosovës, mbase me mijëra , janë duke pritur me orë të tëra për marrjen e dokumentit udhëtues, të cilin policia doganore e Serbisë po e vonon deri ne 12 orë.


Driton Berisha me banim në kantonin e SG, thotë për albinfo.ch se është duke pritur për të marrë dokumentin udhëtues prej orës 7 të mëngjesit (tani qe po raportoj ora shënon 15.33) dhe i mungon nje shkronjë, e cila do të mjaftonte që në kufirin me Kosoven të më shkaktonin telashe.

Ai thotë se dy orët e para të mëngjesit policia serbe në vendkalimin kufitar Kroaci -Serbi ne Lipovac-Batrovci nuk ka mbushur dhe as dorëzuar as edhe një dokument të udhëtimit tranzit për qytetarët me pasaporta të Kosovës.

Me vonë, pasi filluan të punonin, thotë Berisha për albinfo.ch u duk se do të shkonte puna shpejt, por tanët e prishën radhën, duke u shtyrë dhe duke u paguar policëve ryshfet deri ne 100€. Dhe, këtu filluan pritjet e gjata kështu që tani po mërdhihemi ketu qe prej ores dy të drekës së ditës së premte me gruan dhe tre femijët e vegjel.

Merret vesh se nga pritjet e gjata dhe shtyrjet, disa qytetarë të Kosovës jane kacafytur për të hyrë në radhë para barakës së stacionit policor serb.

Pritjet e gjata për udhëtarët me makina për të hyrë nga Kroacia në Serbi deri tek dogana serbe shkojnë nga 5 deri në 8 orë. Pastaj, për udhëtarët me pasaporta te Kosovës, fillojne pritjet dhe maltretimet e gjata për të marrë dokumentin e udhëtimit tranzit. Shumë shqiptarë nga pritjet e gjata dhe i ftohti që sillet rreth 0 gradë , thonë se “po na trajtojnë si të ishim refugjatë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë