Loading…

Kosovare Asllanit i hiqet shiriti i kapitenes, London City Lionesses zgjedh Putellas

  • 02/09/2026 | 19:10

Kosovare Asllanit i hiqet shiriti i kapitenes, London City Lionesses zgjedh Putellas

Kosovare Asllani nuk do të jetë kapitenia e London City Lionesses për sezonin e ri në elitën e futbollit anglez.


Klubi anglez ka vendosur që këtë rol t’ia besojë Alexia Putellas, e cila iu bashkua skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës. Spanjollja 32-vjeçare është dy herë fituese e “Topit të Artë”.

Asllani, 37-vjeçare, është pjesë e London City Lionesses që nga viti 2024. Ajo e vazhdoi kontratën me klubin edhe për një sezon tjetër gjatë verës.

Futbollistja suedeze me origjinë nga Kosova aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju, të cilin e pësoi në fund të sezonit të kaluar. Pas lëndimit, Asllani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në pranverë dhe tani ndodhet në fazën e rehabilitimit.

Sezonin e ri në elitën e futbollit anglez, London City Lionesses do ta nisë të premten në shtëpi, ku do të përballet me Manchester Cityn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë