Loading…

Kosova zyrtarizon ambasadoren në Panama

  • 10/02/2017 | 16:46

Kosova zyrtarizon ambasadoren në Panama

Tashmë Kosova ka ambasadore edhe në Panama. Sot, ambasadorja e Republikës së Kosovës atje, Zana Rudi, i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez, meqë rast edhe zyrtarisht u vendosen marrëdhëniet diplomatike.

 


Ceremonia solemne e dorëzimit të letrave kredenciale është zhvilluar në Pallatin Presidencial të Panamasë “Las Garzas” me një pritje të gardës ceremoniale dhe nën intonimnin e himnit të të dy vendeve.

Më pas, ambasadorja Rudi u prit nga presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez.

“Jam e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë në Panama, vend ky mik i Kosovës dhe përkrahës i madh në arenën ndërkombëtare”, tha ambasadorja Rudi.

Ajo shtoi se kthehet në Panama, tani në postin e ambasadores, me përkushtim të vazhdueshëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për fuqizimin e imazhit të Kosovës në këtë vend dhe më gjërë.

16508053_1260447324035990_8844281452836842003_n

Me këtë rast presidenti Varela dhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejm të dy popujve.

Me dorëzimin e kredencialeve, tashmë Republika e Kosovës përfaqësohet në nivel të ambasadores në Republikën e Panamasë për herë të parë pas njohjes në vitin 2009 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe hapjes së ambasadës në Panama në vitin 2013./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë