Loading…

Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe

  • 23/02/2017 | 10:09

Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe

Qendra Multimedia në Çagllavicë sot organizon një diskutim, që do të ketë në fokus Kosovën, UNESCO-n dhe trashëgiminë kulturore serbe.


Në këtë diskutim, sipas paralajmërimit, do të marrin pjesë Sonja Biserko, Dimitris Moschopoulos, Shkelzen Maliqi dhe Aleksandar Pavloviq. Diskutimi do të moderohet nga Agron Bajrami.

Pas kërkesës së pasuksesshme për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, në fund të vitit 2015, Kosova dhe Serbia janë duke u përpjekur për votimin e radhës për këtë çështje, sërish sivjet.

“Qëllimi i këtij diskutimi që do të mbahet në Qendrën Multimedia është të ekzaminohet kjo çështje, ashtu siç prezantohet nga mediat dhe nga politikanët si dhe të shihet kuptimësia më e gjerë për Kosovën, Serbinë dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë. Panelistët do të diskutojnë disa çështje thelebësore dhe kornizën ligjore rreth trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke përfshi edhe planin e Marti Ahtisaari, Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Prizren dhe Hoçë e Madhe”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Ky panel organizohet nga Qendra Multimedia, në bashkëunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit, kurse mbështetet nga PERFORM, që është një project i Axhencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation dheUniverziteti i Friburgut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë