Loading…

Kosova thellohet edhe në një krizë tjetër, bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara

  • 28/01/2022 | 15:41

Kosova thellohet edhe në një krizë tjetër, bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e katërt (TM4) 2021, sipas të cilit, gjatë tremujorit në fjalë del se janë regjistruar 2 mijë e 416 ndërmarrje, apo 18.7 përqind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2020, transmeton Gazeta Metro. 


Sipas raportit, gjatë TM$ 2021 ka pasur rënie prej 2.6 përqind në krahasim me TM3 2021.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2021 (TM4) gjithsej janë regjistruar 2 416 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2021) ka rënie për (-2.6%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020) ka rënie për (-18.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara”, sipas ASK-së.

Në një komunikatë për media, ASK bën të ditur se aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 646 ndërmarrje të regjistruara (26.73%); Prodhimi me 296 ndërmarrje të regjistruara (12.25%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 251 ndërmarrje të regjistruara (10.38%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 237 ndërmarrje të regjistruara (9.80%); Ndërtimtaria me 183 ndërmarrje të regjistruara (7.57%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 mijë e 314 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.78 %); me 5 deri 9 të punësuar ishin 58 sosh (2.4%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 29 ndërmarrje të regjistruara (1.2%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 15 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 765 ndërmarrje të regjistruara (31.66%); Ferizaj me 234 ndërmarrje të regjistruara (9.69%); Prizreni me 169 ndërmarrje të regjistruara (7%); Gjilani me 136 ndërmarrje të regjistruara (5.63%); Peja me 125 ndërmarrje të regjistruara (5.17%); dhe Fushë Kosova me 117 ndërmarrje të regjistruara (4.84%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Për më shumë informata rreth Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për TM4 2021, vizitoni:

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/regjistri-statistikor-i-bizneseve

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë