Loading…

Kosova ta krijojë shërbimin e jashtëm të inteligjencës

  • 23/01/2017 | 12:46

Kosova ta krijojë shërbimin e jashtëm të inteligjencës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka bërë me dije se treni ilegal serb nuk do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.


Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më seriozisht në të ardhmen. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka thënë se Serbia me veprime të tilla po tenton ta destabilizojë veriun e vendit. Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon. Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës. Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund ta aneksojë pjesën e veriut. “Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë, nga tendencat autonomiste”, është shprehur Selimi. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë