Loading…

Kosova synon rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer

  • 17/01/2017 | 14:08

Kosova synon rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mëtejmë midis dy institucioneve veçanërisht në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe trafikimit me qenie njerëzore.


Të dy bashkëbiseduesit ritheksuan dhe në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare, se Kosova është një prej vendeve të rajonit që ka bërë më së shumti në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe se tani e tutje përveç masave në parandalim, institucionet e Kosovës po përqendrohen edhe në rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer, transmeton gazetametro.net.

Kurse, sa i përket masave kundër trafikimit me qenie njerëzore, u vlerësua se në linjë me raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, institucionet e Kosovës mund të bëjnë edhe më shumë që në raportin e ardhshëm të radhiten edhe më mirë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë