Loading…

Kosova sot rrezikon të dalë nga programi i FMN’së

  • 30/12/2016 | 12:37

Kosova sot rrezikon të dalë nga programi i FMN’së

Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).


Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme e cila po debatohet në seancën e sotme të thirrur për këtë çështje.

“Në fakt problemi i ngutisë për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së. Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milion euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që  e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë ti ndajmë 38 milion euro . Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN”, tha Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë