Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë, ndeshje kjo që do të luhet në Pragë nga ora 16:00, përcjell Gazeta Metro.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në këtë përballje, kombëtarja do të luajë me fanellat e reja.
“Veshim fanellën e re, mbrojmë të njëjtat ngjyra! Me krenari, pasion e dashuri për Kosovën dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova dhe Çekia ishin përballur para 7 viteve në kuadër të garave kualifikuese.