Loading…

Kosova sonte përballet me Moldavinë, ndeshja e fundit për 2020

  • 18/11/2020 | 08:25

Kosova sonte përballet me Moldavinë, ndeshja e fundit për 2020

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë vit dhe njëkohësisht të fundit për këtë edicion të Grupit C në Ligën e Kombeve.


Dardanët ballafaqohen me Moldavinë në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Skuadra mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, ku atmosfera është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist. Ata punuan me përkushtim, por pa ngarkesë të madhe fizike.

Para stërvitjes në konferencën për media u paraqitën ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe mesfushori Herolind Shala, i cili nuk luajti në ndeshjen e kaluar.

Sahiti theksoi se ky vit ka qenë i vështirë në të gjitha aspektet, por theksoi se Kombëtarja ka fituar përvojë, e cila do t’i ndihmojë për kualifikimet e Botërorit 2022.

Ai u shpreh i kënaqur me lojën e treguar ndaj Sllovenisë, teksa theksoi se loja e treguar atje e ka ngritur moralin edhe tek lojtarët dhe tani synohet fitorja ndaj Moldavisë.

Ndërkohë, Herolind Shala ka shprehur besimin se në ndeshjen e nesërme do të arrijnë t’i gëzohen fitores dhe do t’ia dalin që ta sigurojnë mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve, por theksoi se duhet pasur kujdes dhe nuk duhet nënçmuar aspak kundërshtari.

Ndeshja transmetohet në RTK dhe Supersport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë