Loading…

Kosova sivjet synon të aplikojë për statusin e kandidatit në BE

  • 09/02/2017 | 18:11

Kosova sivjet synon të aplikojë për statusin e kandidatit në BE

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka njoftuar  për takimin e tij në Shkup, ku ka qenë i pranishëm edhe komisioneri Johannes Hahn.

“Në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, pata mundësinë të flasë për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane të reformave dhe nevojën për ta zënë hapin me vendet e tjera”, ka thënë Hoxhaj përmes një postimi në facebook.

Hoxhaj në këtë takim theksoi se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Në takimin ku ishte i pranishëm edhe me Komisioneri Hahn theksova se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë