Loading…

Kosova s’guxon të gabojë dy herë në UNESCO

  • 22/02/2017 | 19:17

Kosova s’guxon të gabojë dy herë në UNESCO

Kosova para dy viteve, dështoi të antarësohet në UNESCO, ndërsa këtë vit i lejohet që të provojë sërish. Por, dështimi për 3 vota i para dy viteve ka bërë që liderët politikë në vend, të jenë të kujdesshëm para se të vendosin për të aplikuar.


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, në një intervistë për REL në gjuhën serbe, ka thënë se Kosova ende nuk është e sigurt nëse do të aplikojë për antarësim në UNESCO gjatë këtij viti, pasi kjo varet nga disa faktorë, përcjellë gazetametro.net.

Valon Murtezaj

“Institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, janë duke punuar intensivisht për përmirësimin e dosjes për aplikim, në krahasim me aplikimin e mëparshëm. Megjithatë, më duhet të sqaroj se ne ende nuk e kemi marrë vendimin përfundimtar, nëse do të aplikojmë apo jo. Shumë rrethana duhet të analizohen, zhvillimet brenda UNESCO-s, ngjarjet në Kosovë dhe rajon, pasi ato ndikojnë në votim”.

“Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e përsëritur situatën e njejtë, ku nuk kishim sukses. Në rastin e aplikimit për herë të dytë, ne duhet të kemi një shans të sigurt se do të antarësohemi”, ka thënë Murtezaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë