Loading…

Kosova, reciprocitet në heqje vizash me dy shtete (Dokument)

  • 25/02/2017 | 22:13

Kosova, reciprocitet në heqje vizash me dy shtete (Dokument)

Ministria e Punëve të Jashtme është autorizuar që t’i përgatisë dokumentet për heqjen reciproke të vizave me dy shtete të largëta.


Bëhet fjalë për Tajlandën dhe Hondurasin.

Derisa me shtetin e parë parashihet heqja e vizave vetëm për bartësit e pasaportave diplomatike, me shtetin e dytë, parashihet që reciprociteti të vlejë edhe për bartësit e pasaportave zyrtare, atyre të  shërbimit dhe bartësit e pasaportave të zakonshme.

Vendimet për reciprocitet vizash me këto dy shtete janë marrë me 16 shkurt, shkruan AktivPress.

“Obligohet Ministria e P:unëve të Jashtme që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes”, thuhet në të dyja vendimet e aprovuara nga Qeveria.

reciprocitet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë