Shqipëria ka vaksinuar saktësisht 716,616 qytetarë të saj, sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa Kosova deri më tani hiç më shumë sesa 3 për qind të popullsisë, derisa po i del kohë të pushojnë të dieleve, shkruan Gazeta Metro.
Nga 716 mijë e 616 të vaksinuar, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershori”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.
Kosova gjithashtu ende nuk e ka blerë asnjë vaksinë përveç donacioneve të ardhura nga programi COVAX dhe Bashkimi Evropian. /gazetametro.net